Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e letrave shqiptare. Këtë të premte është ndarë nga jeta poeti Bardhyl Londo. Mësohet se Londo u shtrua në një nga spitalet e Tiranës, përpara një jave, për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Bardhyl Londo ishte poet i njohur i letërsisë shqipe, por më herët ai ka qenë dhe mësues. Për disa kohë ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”. Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Për shumë vite ai ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë nën logon e Partisë Demokratike. Ndikimi i politikës ndihej dhe në vargjet e tij të vona, të fokusuara më shumë te sfidat me të cilat është përballur vendi.