Lajmi i trishtë për futbollin korçar. Milutin Kërçiç ish-sulmuesi i Skënderbeut është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë në moshën 63-vjeçare.
Ai u spikat si futbollist në vitet ’70-të, Milutin Kërçiç ka mbetur në krenarinë e klubit ‘Skënderbeu’ si një prej lojtarëve më të talentuar që kontribuoi për arritjet e futbollit në Korçë.
Në vitet e para të ringritjes dhe shkëlqimit të Skënderbeut si ekip që doli me suksese deri edhe në arenën ndërkombëtare, Milutin Kërçiç u afrua edhe si zvendës trajner në stafin teknik.Aktualisht, ai po trajtohej në një spital në Mal të Zi, por pa mundur të shpëtojë.