ANGLI– John Burns, i cili njihet si punëtori më besnik në botë ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare. Mediat e huaja bëjnë me dije se Burns ka punuar në të njejtën firmë për 84 vite me radhë.
John Burns kishte nisur punë në moshën 14-vjeçare te TC Young Wilson Terris, në Edinburg të Skocisë, dhe që prej asaj kohe punonte vetëm në këtë firmë.
Edhe pse kishte kaluar moshën për të dalë në pension ai ende dorëzonte dorazi dokumente ligjore në një gjykatë skoceze.
Burns ndërpreu punën vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku u dërgua nga forcat ajrore për të shërbyer si radio operator në Afrikë, ku dëgjonte nëndetëset gjermane.