226 fëmijë janë vrarë dhe 417 janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Kjo është bërë e ditur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, duke specifikuar se numri më i madh i viktimave është regjistruar në rajonet Donetsk, Kiev dhe Kharkiv.
Për shkak të bombardimeve nga ushtria ruse të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës, janë dëmtuar 1657 institucione arsimore, 139 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht.