Në Dibër vijon procesi i numërimit dhe ka dalë rezultati i 61 kutive nga 101 gjithsej. Tashmë mund të themi se kandidati i Partisë Socialiste do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë Dibër pas me më shumë se 50% të kutive të numëruara ai kryeson bindshëm me 9,868 vota ose 62%. I dyti është kandidati i Berishës me 19.4% ose 3,006 vota. Dhe me një rënie më shumë se dramatike me 31% krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, PD e treta me kandidatin e saj Luan Haka që ka marrë 2,764 vota. Partia Socialiste ka shënuar një rritje me mbi 21%.
Më herët, procesi i votimit në këtë bashki hasur probleme për shkak se në 18 qendra votimi ka pasur mungesë energjie. Mirëpo pavarësisht mungesës së energjisë elektrike, procesi i votimit në këto qendra votimi nisi në orën 07:00 , ku pjesëmarrja e votimit në këtë qark ka qenë 43.35 %.