Itali- Një histori e padëgjuar më parë ajo që i ka ndodhur një gruaje në Itali, ku hajdutët që i kishin marrë makinën, ja kthyen sërish pas disa ditësh, e madje shoqëruar edhe me një letër ndjese.
Maria Elena Barile-s, cila vuan nga skleroza e shumëfishtë, iu vodh makina më 13 janar në parkingun e spitalit, ku ajo kishte shkuar për vizitë. Pas kësaj, e bija, Rita Damiani, bëri një postim prekës në rrjetet sociale, ku shkruante:
“Kjo makinë përfaqëson krahët e saj, këmbët e saj, mjetin e saj të vetëm të lirisë”. Ky është apeli i vajzës së një personi aftësi të kufizuara të cilës i kishin vjedhur makinën.
Dhe apeli i vajzë së saj ka prekur edhe hajdutë historia e gruas ka prekur edhe vetë hajdutët. Ata i kanë rikthyer makinën, duke i lënë edhe një letër ku i kërkonin të falur.
“Edhe ne kemi zemër, ju kërkojmë ndjesë, nuk e dinim për problemin tuaj. Ju kërkojmë ndjesë nga zemra. Hajdutët”, shkruhej në letër.