Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se heronjtë e tij në fëmijëri ishin Rilindasit Kombëtarë. Në një intervistë për “Opinion”, Rama tregoi se kur ishte i vogël kishte në shtëpi një libër të Rilindasve Kombëtarë që ia lexonte gjyshja e tij, pasi ai ishte shumë i vogël dhe nuk kishte mësuar ende.
Rama shtoi se libri që e ka shënjuar jetën e tij, ka qenë në gjuhën italiane.
“Kur isha i vogël kisha një libër të rilindasve kombëtarë. Unë në atë kohë nuk lexoja dot, por ma lexonte gjyshja dhe gjyshi. E kishim atë libër në shtëpi dhe të them të drejtën më tërhiqte shumë. Më pas, ma linin në dorë që të çoja gishtin ndër rreshta, por unë ende nuk dija të lexoja. Më pas, në adoleshencë, lexoja në italisht atëherë, më ra një libër i Tomas Carlaidi që më ka shënjuar shumë. Ishte “Gli eroi di pensieri” që më ka tronditur…shënjuar jashtëzakonisht shumë. Dhe thoshte që bota e sotme është biografia e të mëdhenjve,”- tha Rama.