TIRANË– Edmond Panariti ndërpret angazhimin me LSI. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetin social ‘Facebook’ aty ku shkruan se po largohet për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme. Ai shpreh mirënjohjen dhe falenderon për miqësinë, vlerësimin dhe mbështetjen të gjithë antarëve të partisë.
Burime bëjnë me dije se detyra e rëndësishme që do të marrë përsipër do të jetë në Presidencën e Shqipërisë, përkah Ilir Metës.
‘Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë! Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme . Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje. Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë.’- shkruan ai ne Facebook.
Ende nuk dihet se cila do të jetë detyra e rëndësishme që Panariti do të ketë në presidencë.