Eduard Halimi ka konfirmuar për “BalkanWeb”dhe “News24” se është emëruar koordinator i posaçëm politik i Partisë Demokratike.
Halimi ka theksuar se ka pranuar propozimin e Lulzim Bashës dhe do të merret me administrimin e çështjeve zgjedhore.
Ai ka shtuar më tej se do të koordinojë punën mes 12 drejtuesve në qarqe, ndërsa ka nënvizuar se nuk do të kandidojë për deputet.