2 persona kanë vdekur dhe 4 janë plagosur nga një aksident në aksin rrugor Levan – Tepelenë. Në fshatin Buzëmadh rreth orës 20:20 u përplasën 2 automjete tip “Zafira” dhe “Ford”.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë,’ – thuhet në njoftimin e policisë. Kanë ndërruar jetë efektivi i FNSH, Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe Bylyre Salaj, 78 vjeçe (vjehrra), si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë, Fatbardha Lelaj, 53 vjeçe (bashkëshortja).about:blank
Të plagosur kanë mbetur Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakran (drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja Gladiola Meraj, 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.