TIRANE– Efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hadëraj është shfaqur i penduar në ambientet e gjykatës. I riu ka kërkuar që në seancën e dhënies së masës së sigurisë të ishin të pranishëm edhe familjarët e Klodian Rashës, në mënyrë që t’ju kërkonte ndjesë publikisht.
“Kam vrarë një njeri, merrni ç’masë të doni. Dua të jetë edhe familja e tij këtu, t’ju kërkoj ndjesë publike”, -raportojnë burime për Dosja.al nga gjykata e Tiranës. Përgjatë gjithë seancës ku u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, polici nuk e ka ngritur kokën lart dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar me sytë poshtë.