Einxhell dhe Dj Dagz kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë teksa po rrinin në krevatin e tij. Moderatorja nuk e ka diskutuar me banorët këtë gjë dhe është vënë re edhe një distancim i saj nga Dj Dagz. Dje ajo vendosi ta ndajë këtë gjë me shoqen e saj brenda shtëpisë, Beniadën ku i tregoi që nuk dëshironte që kjo gjë të kishte ndodhur.
Einxhell dhe Dj Dagz kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë teksa po rrinin në krevatin e tij. Moderatorja nuk e ka diskutuar me banorët këtë gjë dhe është vënë re edhe një distancim i saj nga Dj Dagz. Dje ajo vendosi ta ndajë këtë gjë me shoqen e saj brenda shtëpisë, Beniadën ku i tregoi që nuk dëshironte që kjo gjë të kishte ndodhur.
Teksa po ecnin në oborr modelja i tha Einxhell se kishte parë një ëndërr ku ajo dhe Dj Dagz po kalon një moment romantik duke u puthur dhe duke u përqafuar. Në këtë mënyrë moderatorja vendosi ta ndajë me Beniadën faktin që ishte puthur me Dj Dagz, duke shprehur se është penduar dhe se nuk dëshironte që të ndodhte në ato rrethana.
Biseda:
Beniada: Pas diskutimit tuaj mbrëmë pash në ëndërr shumë zjarr mes jush. Ai të shkruajti ty një letër dhe në fund u puthët dhe u përqafuat, premtime dashurie dhe ti përgjigjeshe me shumë ëmbëlsi. Ëndërra ime mbaron me letrën e dashurisë dhe me një puthje. U zgjova në mëngjes dhe të pashë që ishe futur te krevati me Dagz-in.
Einxhell: Erdhi Dagzi aty te krevati dhe po rrinim të katërt se kisha hallin e Sarës se ishte keq, se unë doja të pija akoma me gocat. Dje kam qenë aq e pirë aq e lodhur dhe aq e këputur sa… Nuk e di çfarë ndodhi
Beniada: Çfarë ndodhi se ti po e traumatizon.
Einxhell: Ishte thjesht një puthje e thjeshtë. Ndodhi më shumë se një herë.
Beniada: Po shumë mirë. Ti kishe pirë ai kishte pirë.
Einxhell: Mund të kishte ndodhur ndryshe jo ashtu.
Beniada: Ok, mund të kishte ndodhur më bukur më romantike.
Einxhell: Mund të ishim puthur natën e Viti të Ri për bukuri. Është një gjë që s’doja ta jepja. Është jeta ime private, intime mund te evitoja këtë gjë. Nuk kishin pse ta shifnin të gjithë njerëzit. S’kisha pse tja jetoja këtë lloj…
Beniada: U bë, çfarë të keqe ka. Puthe një djalë simpatik. Këtë puthje pas tre muajsh mund ta kenë harruar të gjithë.
Einxhell: Ajo ngel aty për gjithë jetën.
Beniada: Ti e gjykon shumë veten tënde. Qetësohu pak se je njeri nuk je makinë robot. Edhe po bëre gabim se nuk ke dashur që kjo të vinte në këtë mënyrë, s’ke bërë asgjë të keqe. Puthja është diçka shumë e bukur. S’ke pse ta vësh veten në siklet. Jetoje momenti.
Einxhell: Atij s’i kam folur fare gjithë ditën.
Beniada: Ti skur je një vjazë mendjehapur, për një puthje pse je në siklet.
Einxhell: Nuk doja që të ndodhte dje ashtu, nuk duhet ta kishte bërë. E lamë që s’do e bënte. I kisha thënë që s’do ndodhi kurrë.