TIRANË– Kryeministri Edi Rama nisi konferencën e sotme për mediat duke komentuar arrestimet që u bënë ditën e djeshme në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ku u shoqëruan në polici ‘bashkëpunëtorët’ e Tire Alldervishit. Rama tha se për këto raste falenderon mediat që i bënë publike raste të tilla. Më tej ai u shpreh se ky është një lajm shumë i mirë pasi këto raste kanë ndotur imazhin e bluzave të bardha.
RAMA: Falenderoj mediat për rastet e bëra publike. Rastet e arrestimit te ‘Shefqet Ndroqi’, lajm i mirë. Është një mesazh i qartë për të gjithë bluzat e bardha që është një pakicë e vogël por emjaftueshme për të ndotur imazhin dhe pastërtinë, për të ndotur imazhin. Jo vetëm në kushtet e tyre por dhe të performanës që vazhdon. Qytetarët të mos ngurojnë të denoncojnë raste të tilla.