BRITANI- Britania e Madhe duhet të përgatitet për një dimër të vështirë pasi imuniteti i popullatës ndaj viruseve të frymëmarrjes përveç Covid-19 mund të jetë më i ulët se zakonisht, ka paralajmëruar një nga mjekët kryesorë të Anglisë.
Sipas The Guardian, Dr Susan Hopkins tha se NHS duhet të jetë gati për rritje të gripit dhe sëmundjeve të tjera të ngjashme.
‘Unë mendoj se duhet të përgatitemi për një dimër të vështirë, jo vetëm me koronavirus, por kemi pasur një vit pothuajse pa viruse të frymëmarrjes të çdo lloji tjetër. Dhe kjo do të thotë, potencialisht imuniteti i popullsisë ndaj kësaj është më i vogël. Kështu që mund të shohim rritje të gripit. Ne mund të shohim rritje në viruse të tjera të frymëmarrjes dhe patogjenë të tjerë të frymëmarrjes.’
Komentet vijnë përpara hapit të parë të Anglisë drejt lehtësimit të bllokimit, me të gjithë nxënësit që kthehen në shkollë të hënën.