Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka thënë se Serbia duhet ta ndjek shembullin e Gjermanisë, e cila ka kërkuar falje për krimet në luftën e Dytë Botërore.
Në rrjetet sociale, profesori Ben Meir thotë se Serbia duhet të kërkojë falje për mizoritë e shkaktuara ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftën e fundit, nëse aspiron integrimin në BE.
Ai shprehet se Serbia me kërkim faljen ndaj viktimave të luftës do të hapte një faqe të re drejt njohjes së Kosovës dhe normalizimit të plotë të mardhënieve mes dy vende.
“Nëse Serbia ende aspiron të integrohet në BE, ajo duhet të pajtohet me mizoritë që bëri ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të hapë një faqe të re duke njohur Kosovën dhe normalizuar marrëdhëniet e saj në çdo nivel”, ka thënë Ben Meir në një video të publikuar në Twitter.