12 persona janë shoqëruar nga ana e Policisë së Vlorës, si të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit Taulant Gjikaj. Policia ka bërë kontrolle në dhjetra banesa, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 2 persona. Gjikaj u ekzekutua mesditën e djeshme pranë rrugës Transballkanike në Vlorë, në afërsi të Gjykatës së Apelit, me breshëri kallashnikovi.
Forcat policore mundën të arrestonin menjëherë pas ngjarjes së rëndë 44-vjeçarin Hans (Andi) Jonuzaj të cilit iu sekuestrua një armë automatike në makinë, si dhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij. Mësohet se pista kryesore mbi të cilën po hulumtojnë hetuesit është ajo e prishjes së pazareve të drogës.