• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan! Shoqërohen 15 persona në komisariat

22/04/2021
in Aktualitet
0
Masakra në Elbasan/ Vritet Pjerin Xhuvani. Autori, një ish-oficer i RENEA-s, 4 të plagosur

Masakra e ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, la pas një të vdekur dhe katër persona të plagosur pas një konflikti të ndodhur për shkak të fushatës elektorale. Pjerin Xhuvani ka ndërruar jetë pas tre plumbave që mori në kokë nga ish- efektivi i forcave RENEA, Arbër Papleka. Personat e tjerë që mbetën të plagosur janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani 50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku 32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.

Paplekaj është dorëzuar pak orë pas ngjarjes te kolegët e tij. Në dëshminë e dhënë ai ka bërë të ditur se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes pasi grupi me të cilin ishte i shoqëruar Xhuvani, ishin të armatosur.

Hetimet për ngjarjen e rëndë ende vijojnë. 15 persona janë shoqëruar në komisariat, aty ku janë marrë në pyetje për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur. Në mesin e tyre janë dhe banorë të lagjes apo kalimtarë të rastësishëm që janë gjendur aty. Mirëpo, raportohet se në mesin e tyre ka dhe persona që mund të ndalohen pasi kanë qënë të përfshirë në ngjarje.

Ndërkohë pas marrjes në pyetje të të shoqëruarve, policia ka rindërtuar dhe një herë skemën e ngjarjes. Dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga dy pistoleta të ndryshme, dhe se ngjarja është zhvilluar në pak sekonda. Policia ka gjetur 18 gëzhoja plumbash të kalibrit 9 mm dhe 11 mm.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj kanë shkuar sërish ditën e sotme në Elbasan. Ata ndodhen në vendin ku ditën e djeshme u ekzekutua Pjerin Xhuvani.

Aktualisht në gjendje të rëndë vijon të mbetet dhëndri i viktimës, Eltjon Bodinaku. Sipas ‘Balkanweb’, 32-vjeçari është aktualisht në terapi intensive pas plagëve të marra. Po ashtu, mësohet se efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota, i është nënshtruar një operacioni në këmbë ku dhe kishte marrë plumbin. Sa i përket dy personave të tjerë që janë plagosur, Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim në spitalin e Traumës. I plagosur ka mbetur dhe Klemend Xhaferrin, i cili u largua nga vendi i ngjarjes dhe tashmë është i shpallur në kërkim nga policia.

Hetimet ende vijojnë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë.

Tags: albanewsekzekutimi i pjeter xhuvanitelbasanmasakra e elbasanit
Previous Post

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër KZAZ, i transporton ushtria

Next Post

Importet e karburanteve u rritën në rekorde historike në janar-mars, arsyet nuk lidhen me konsumin

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Importet e karburanteve u rritën në rekorde historike në janar-mars, arsyet nuk lidhen me konsumin

Importet e karburanteve u rritën në rekorde historike në janar-mars, arsyet nuk lidhen me konsumin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.