Një banore në pranë lagjes ku u ekzekutua 50-vjeçari, shprehet se ai nuk ishte njeri problematik. Ajo thotë se bashkëshortja e tij punonte në një furrë buke.
“Në mëngjes më tha djali që u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Ahmeti njeri i mirë ishte. Nuk e di shumë mirë se ku punonte. Gruaja punonte tek një furrë buke” – thotë një banore.
Ndërkohë që deri më tani bëhet me dije se Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të zbardhur më shumë detaje lidhur me autorin.
50-vjeçari, Ahmet Toska u qëllua me armë zjarri në kokë në orën 6 të mëngjesit të sotëm, teksa po përcillte bashkëshorten në punë. Kjo e fundit ka parë gjithë skenën, ndërkohë që Policia ka blinduar qytetin duke u vënë në ndjekje të autorit.