Laçi është tronditur nga krimi mëngjesin e sotëm. Ish polici Xhelal Reçi, 61 vjeç, është ekzekutuar më armë zjarri në orën 07:23 në afërsi të një banke në qytetin e Laçit.
Mendohet se autorët e kanë ruajtur dhe vëzhguar prek ditësh 61-vjeçarin para se ta vrisnin atë. Nuk dihen ende se kush jena autorët, por fakti që zona ka shumë kamera sigurisë dhe është e banuar mund të hedh dritë shpejt në identifikimin e autorit.
Pas ngjarjes së rëndë policia e Lezhës, menjëherë ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë rezulton se një vit më parë, djalit të tij, Besnik Reçit i është bërë atentat. Ngjarja ndodhi në gusht të 2020, ku Besnik Recci ishte në makinë bashkë me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, kur u qëllua nga dy persona që lëviznin me motor. Fatmirësisht nga plumbat nuk mbeti njeri i lënduar, ndërsa ngjarja nuk është zbardhur as sot.