TIRANË- Iljaz Çali është viktima e përplasjes me armë zjarri qe ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.
Deri më tani mësohet se ndaj automjetit tip “Land Rover” të viktimës është qëlluar nga një automjet tjetër, i cili ishte në lëvizje për arsye që ende nuk dihen. Mësohet se ndaj makinës së viktimës është qëlluar rreth 100 metra në lëvizje, e më pas mendohet se viktima është kundërpërgjigjur në tentativë për të dalë nga mjeti me targa AB 998 AS që rezulton se është marrë me qira në Rinas.
Edhe pse ka dalë nga mjeti sërish nuk ka mundur ti shpëtojë breshërisë së automatikut por ka ndërruar jetë në vend për shkak të plumbave të marrë. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur, megjithatë mund të jetë hapur nga impakti i përplasjes se mjetit me bordurën. Deri më tani nuk dihet nëse viktima ka precendentë penalë të mëparshëm e se cili është shkaku për eleminimin e tij, mbrëmjen e sotme.
Ndërsa, Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës për të kapur autorët që mendohet se janë larguar në drejtim të Lezhës, ndërsa grupi hetimor po punon duke marrë të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.