ITALI– Ngjarje e rëndë në Itali! Franco Colleoni, 68-vjeç, i njohur për publikun italian si eksponent i Lega-s në Bergamo, parti e udhëhequr nga Matteo Salvini është ekzekutuar me plumb në kokë. Mediat italianeshkruajnë se Colleoni u ekzekutua në oborrin e fermës së tij në Brembo di Dalmine, në provincën e Bergamos, ku kishte shkuar të qëndronte disa ditë me të shoqen.
68-vjeçari u gjet me kafkën e copëtuar, i shtirë në oborrin e fermës dhe shumë pranë restorantit që kishte në pronësi, që quhet “Il Carroçio”, emër me të cilin njihet nga opinioni publik italian “Lega”. Pas lajmërimit për krimin e rëndë, 118 efektivë zbarkuan në Dalmine, por tashmë nuk mund të bëhej asgjë për politikanin.
Efektivët e Treviglio po hetojnë për vrasje. Fillimisht u aludua nëse ngjarja ishte nja grabitje që kishte përfunduar në mënyrë tragjike, por fakti që Franco Colleoni është qëlluar në kokë, e hodhi poshtë këtë pitë.
68-vjeçari ka qenë sekretar krahinor i Lega-s në Bergamo. Ai menaxhonte edhe restorantin e tij “Al Carroçio” në Dalmine. Ai ka mbajtur edhe poste të rëndësishme në administratën lokale.