ITALI– Santino Xhyra, 28 vjeç me origjinë shqiptare dhe banues në Itali është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e sotme në Bari.
Mediat italiane shkruajnë se Xhyra ndodhej pranë shtëpisë ku banonte prej vitesh në Liberta të Barit, në “via Petrelli”, në momentin që është qëlluar tre herë me armë zjarri, në bark dhe në gjoks.
Banorët e zonës e kanë marrë të riun dhe e kanë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por Xhyra nuk ia ka dalë dot mbanë dhe ka ndërruar jetë.
Viktima nuk rezulton të jetë i skeduar si pjesë e ndonjë organizate kriminale më herët, por ka disa precedentë penalë. Aktualisht policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po mbledhin prova për të zbardhur krimin e rëndë.
Pista kryesore ku po hetohet është ajo e larjeve të hesapeve, ndërkohë që dyshohet se autorët e ngjarjes, janë shqiptarë gjithashtu.