Francë- Një shqiptar në Francë është ekzekutuar me dy plumba nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Strasburg, ndërsa për shqiptarin dihet vetëm që është rreth 60-vjeç.
Sipas mediave vendase, autorët janë larguar në drejtim të paditur , ndërsa policia franceze është vënë në ndjekje të tyre.
Shqiptari i cili u vra me dy plumba, mësohet se ka marrë një plumb në kokë dhe tjetrin në zemër, të cilat ishin fatale për 60-vjeçarin. Policia dyshon se arsyeja e ekzekutimit të shqiptarit lidhet me larje hesapesh.