Ish-polici-Koço Buzo, i cili ekzekutoi gruan e tij, Liljana Buzo në afërsi të Gjykatës së Elbasanit ka mohuar akuzat e vrasjes. Para Gjykatës së Elbasanit, Buzo mësohet të ketë thënë se nuk mban mend asgjë çfarë ka ndodhur dhe se nuk kishte qënë ai që e ka shkrepur armën. Buzo është shprehur se nuk fliste prej, 6 muajsh me bashkëshorten, dhe tha se ngjarjen e ka marrë vesh nga shokët që ka në polici.
“Nuk e di, nuk mban mend. Nuk kam qenë unë. Unë isha në shtëpi. Gruaja ka qenë në Tiranë. Kam 6 muaj që nuk flas. E mora vesh nga shokët në polici që e kam vrarë, por unë nuk e mbaj mend që e kam vrarë”, mësohet të ketë ketë thënë Buzo.