Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 58-vjeçarin Koço Buzo, i cili dy ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten me kallashnikov e plagosi dy të tjerë. Buzo i mori jetën bashkëshortes Liljana në prezencë të djalit të tyre, ndërsa ajo po dilte nga gjykata pas seancës së divorcit.
Pasi dëgjoi pretencën e prokurorit Petref Asllani, gjykatësi Bujar Musta gjykoi duke vlerësuar ngjarjen e rëndë për ta lënë 58-vjeçarin në burg.
Nga breshëria e armës, Koço ekzekutoi Liljana Buzon 54-vjeç në derë të gjykatës, ndërsa ka lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë, një kalimtar i rastit, Gëzim Toçila si dhe Adriatik Kolën. Ai u vu në pranga nga policia, pak minuta pas krimit.
Si nisën konfliktet mes çiftit
Liljana Buzo ishte kërcënuar nga 58 vjeçari mbrëmjen e së mërkurës që të mos shkonte në gjykatë. Koço Buzo ish polici i bëri priti 50 metra larg ambienteve të saj tek rruga “Ismail Dërbova” dhe më pas i qëlloi për vdekje. Koço Buzo ka qenë i përjashtuar nga radhët e policisë, ndërsa njihej si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli. E shoqja kishte punuar më herët si infermiere në spitalin “Xhaferr Kongoli”.