Policia e Elbasanit ka arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim për përplasjen me armë gjatë ditës së djeshme. Nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur në shpatull Ervis Çaushllari. Çaushllari u arrestua dje në spitalin e Traumës ku kishte shkuar për t’u kuruar.
Ndërkohë, blutë e Elbasanit bëjnë me dije se vijon kërkimi për 25-vjeçarin Migert Qosja, që dyshohet se qëlloi ndaj Çaushllarit.