Numri i të infektuarve nga COVID-19 në rrethin e Elbasanit, në këtë valë të dytë të pandemisë vijon të mbetet i lartë.
Mësohet se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 42 qytetarë, pesë prej të cilëve janë me profesion mësues.
Kështu numri i mësuesve që janë infektuar me koronavirus në Elbasan ka shkuar në total 46 mësues.
“Panorama” mëson gjithashtu se mes të infektuarve është edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit, si dhe një punonjës i Bashkisë Elbasan, pjesë e kabinetit të kryetarit të Bashkisë.