BRUKSEL- Autoriteti Evropian i Barnave i ka dhënë dritën jeshile vaksinës së Johnson and Johnson ditën e djeshme. France24 shkruan se pas miratimit J&J ka deklaruar se do të fillojnë shpërndarjen e dozave të para më 19 prill. Sipas të dhënave, vaksina e J&J është 67% efektive kundër Covid-it.
Vaksina e Johnson and Johnson ndryshe nga vaksinat e tjera është më e lehtë për tu administruar dhe për tu ruajtur. Ajo mund të qëndrojnë në temperatura normale frigoriferike ndryshe nga vaksinat e tjera, të cilat ruhen në temperatura minus 50 deri në minus 100.
EMA më parë ka miratuar vaksinat e Pfizer/BioNTech, të Modernas dhe të AstraZenecës, ndërkohë që është në autorizim e sipër të vaksinës ruse Sputnik V.