Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, me anë të një statusi në “Twitter” ka falënderuar presidentin e Republikës Ilir Meta për emërimin në Gjykatën Kushtetuese të Sonila Bejtes.
Kim thekson se falënderon Metën për këtë dekretim, kurse shton se duhet që Gjykata Kushtetuese të plotësohet me 9 anëtarë, e prandaj nuk duhet të ketë pushim derisa kjo gjë të realizohet.