Tre persona në Durrës janë arrestuar pasi u kapën duke qarkulluar me armë. Bëhet e ditur se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia ndaloi për kontroll një mjet tip “Benz”, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.
Gjatë kontrollit, efektivët e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë dhe municion luftarak. Për pasojë, në flagrancë u arrestuan personat që ndodheshin në automjet 32-vjeçari Edmond Xhafa, 26-vjeçari Erjon Dosku, dhe Ilir Disha, 48 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.