Në Dorset është zbuluar fabrika më e madhe e kanabisit ndonjëherë. Këtu ishin mbjellë më shumë se 2000 bimë të kanabisit, në një zonë industriale.
Rendimenti në fabrikën industriale kishte një vlerë nga 2.3 milion deri në 7.1 milion £. Policia ndërhyri, pasi një person raportoi, duke menduar se po ndodhte një vjedhje në zonën ku ishte fabrika e kanabisit, pasi një kamion hyri aty.
Kur shkuan në fermë, policët gjetën sasinë e drogës të mbjellë. Pasi kapën autorët, policia në gjykatë ka dëshmuar se puna në fabrikën e kanabisit ishte e organizuar në një mënyrë profesionale.
Leonard Bruçi dhe Arber Aliaj janë shqiptarët e arrestuar për trafik droge. Bruci, 27 vjeç dhe Aliaj, 23 vjeç, të dy shtetas shqiptarë u dënuan me dy vjet e tre muaj burgim.
Pasi kanë kaluar 13 muaj të paraburgosur, të dy të pandehurit tani pritet të lirohen brenda disa javësh, pasi kanë shlyer më shumë se gjysmën e dënimit. Pas dënimit, ata do të dëbohen nga territori britanik.