Një 64-vjeçar është gjetur i pajetë në një rrugë të Korçës. Policia bën me dije se personi në fjalë, Petrika Kovaçi nuk ka pasur shenja dhune në trup.
Paraprakisht dyshohet se Kovaçi mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale. Burime bëjnë me dije se Petrika Kovaçi ishte i pastrehë, teksa Policia po punon për të zbardhur ngjarjen.
NJOFTIMI
Më datë 29.01.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi P. K., rreth 64 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale.
Po punohet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.