Gjermani- Dy ditë më parë, Sara dhe Ledri u bënë prindër për herë të parë. Çifti publikuan foto me vajzën si dhe zbuluan emrin e veçantë të saj, Poemë Blu Vula.
Të sapobërë prindër, reperi i njohur dhe partnerja e tij, Ledri dhe Sara janë pjesë e grupit të personazheve që kanë menduar një emër të veçantë për vajzën e tyre të sapolindur, portretin e së vilës e zbuluan vetëm pak orë më parë.
Po pse Poem Blu, ç’është ky emër?
Poem është një emër unik për vajza që nuk përdoret gjerësisht, por është një zgjedhje e bukur. Zakonisht, kjo zgjedhje u shkon për shtat njerëzve artistë (s’kishte si të ndodhte ndryshe), të cilët kreativitetin e kanë pjesë të jetës. Ky emër vajze të kujton edhe emra të tillë universalë si Naomi dhe Poppy. Gjerësisht për vajzat, Poem ka kuptimin “gur i çmuar”. Është një emër arti dhe, si i tillë, paraprin jetën e asaj që e mban.
Blu, ndryshe njihet edhe si “gift from god”, dhuratë nga Zoti.
Është gjithashtu një emër kreativ, i cili nuk përdoret gjerësisht. Forma më e shpeshtë e këtij emri te vajzat është Blue, që zakonisht është paraprijës i një emri tjetër.