Tiranë- Një 24-vjeçar u arrestua nga policia në Tiranë pasi akuzohet se ka goditur një mjek në ambientet e spitalit.
Bëhet me dije se mjeku që është dhunuar nga i riu është Petrit Gjorgji.
Ky i fundit është mjek pranë urgjencës së QSUT në kryeqytet, ndërkohë që nuk dihen motivet që e çuan të riun të dhunojë mjekun.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali”, njoftoi policia për ngjarjen.