Tiranë- 7 persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, për shkak se akuzohen për trafik kokaine nga Shqipëria në Zvicër. Burimet bëjnë me dije se 2 persona janë arrestuar në vendin tonë ndërsa 5 të tjera kanë rënë në prangat e policisë zviceriane.
Mësohet se organizatori i këtij grupi ishte Ndriçim Harka, i cili është punonjës i zjarrfikëses në Tiranë. Ndaj grupit të goditur rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, trafikimit të narkotikëve si dhe pastrimit të parave.
Burime jo zyrtare nga grupi hetimor bëjnë me dije se drejtuesit e grupit rekrutojnë shtetas shqiptarë dhe i dërgojnë në Zvicër për shpërndarjen e kokainës. Në sajë të këtij operacion janë kapur 3 kg kokainë dhe një sasi parash.