Pritjes së gjatë i ka ardhur fundi. Gazetarja dhe moderatorja e emisionit të njohur “Open” në “Top Channel”, Eni Vasili, ka sjellë në jetë dy vajza binjake, në një spital privat në Tiranë.
Lajmi bëhet i ditur nga burime konfidenciale afër gazetares, të cilat shtojnë se gjendja shëndetësore e Enit dhe binjakeve është e mirë.
Muajt e pritjes së ëmbël nuk kanë qenë aspak të lehtë për Enin, përkundrazi. Shtatzënia nuk e ka penguar në asnjë moment Vasilin. Ajo ka qenë mjaft aktive në debate “të nxehta” politike, duke qenë prezente në studio katër herë në javë.
Pak javë më parë, e ftuar “në kurthin e Piter Pan”, Eni zbuloi se ajo dhe Armandi, bashkëshorti i saj, i kishin vendosur emrat e vajzave.
“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, – tha moderatorja e “Open”.
Fillimisht, Eni preferoi ta mbante të fshehur shtatzëninë e saj, por gjithçka u zbulua nga disa foto të fiksuara nëpër rrugët e kryeqytetit.