Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesen e Enkelda Hoxhes ish-gjyqtares se Krujës e cila kerkonte kthim të vlerës monetare të sekuestruar në banesën e saj gjatë kontrollit.
Sipas ish-gjyqtares lekët e sekuestruara jane pensioni dhe kursimet e prindërve dhe u duhen atyre nevoja jetike.
Ne seancë ka qenë e pranishme edhe vetë gjyqtarja e cila mes lotësh ka deklaruar se fëmijet dhe prindërit e saj jane në kufijte e mbijeteses. Ndërsa prokurorët kërkuan rrëzimin e kërkeses. Kujtojmë se ne 11 shkurt të këtij viti në banesen e saj janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë mijë dollarë e cila me pas u vu ne pranga.
Gjatë kontrolleve u pikasur 10 mijë dollarë kesh, të cilat i mori SPAK, dhe ish-gjyqtarja u arrestua bashke me 9 persona te tjere pasi kishin ne plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi.