Itali- Moti i keq ka përfshirë Italinë veriore. Autoritetet bëjnë apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm, ndërsa theksojnë se janë aktivizuar barrierat e sistemit Mose për mbrojtjen e ujërave të brendshme të Lagunës së Venecias nga rritja e nivelit të ujërave.
Milano dhe Lombardia mëngjesin e kësaj të hënë janë mbuluar me dëborë trashësia e së cilës arrin deri në 20 cm.
Ndërkohë për shkak të peshës së borës disa pemë kanë rënë duke shkaktuar edhe bllokim të rrugëve.
Erërat e forta dhe dëbora kanë sjellë shqetësime në rajonet në veri, ku më shumë probleme janë konstatuar në Emilia Apennines dhe Triveneto.