Policia e Kamzës ka marrë një telefonatë këtë mesditë, ku është denoncuar për marrjen peng të një personi.
“News 24” raporton se telefonata në polici është bërë rreth një orë më parë për një vajzë, që është marrë me forcë në një makinë.
Policia ka telefonuar denoncuesin, por numri rezulton i fikur.
Ndërkohë, nga verifikimet e para në adresën e dhënë, policia nuk ka konstatuar asnjë gjë të dyshimtë.
Denoncuesi ka thënë se ngjarja ka ndodhur në Babrru, por nga hetimet e para të policisë thuhet se ngjarja nuk është e vërtetë.