• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Është zemëruar që nuk debutoi, Kamberi braktis Kombëtaren. Zbulohen prapaskenat para ndeshjes me Anglinë

30/03/2021
in Sport
0
Është zemëruar që nuk debutoi, Kamberi braktis Kombëtaren. Zbulohen prapaskenat para ndeshjes me Anglinë

“Panorama Sport” mësoi ditën e diel, vetëm pak orë përpara fillimit të ndeshjes, formacionin që trajneri kishte zgjedhur për t’u përballur kundër Anglisë. Burime nga Kombëtarja konfirmuan se skema do të ishte 5-4-1 dhe priteshin si titullarë: Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Doka; Laçi, Bare, Kamberi, Uzuni dhe Broja. Në formacionin zyrtar që u publikua një orë përpara ndeshjes, Doka (do të luante djathtas dhe Hysaj në të majtë) ishte zëvendësuar me Memollën dhe Kamberi me Cikalleshin.

Gjatë gjithë ditës deri në momentin përpara ndeshjes, formacioni ishte zgjedhur dhe të gjithë lojtarët ishin gati. Vetëm pak minuta përpara fillimit, italiani 75-vjeçar vendosi që nga tabela në dhomat e zhveshjes të fshinte Dokën dhe Kamberin për të aktivizuar Memollën dhe Cikalleshin. Nisur nga kjo situatë, Florian Kamberi ka pretenduar më vonë se ndien shqetësime në këmbë dhe nuk mund të luante. Për të mos e tensionuar pragndeshjen, ai mbeti pjesë e protokollit zyrtar. Megjithatë, nuk mund të luante dhe të bënte debutimin me kuqezinjtë. Po pse u mbajt nga stafi në protokoll, përderisa ka qenë i dëmtuar?

LARGIMI

Ditën e djeshme, Federata shqiptare njoftoi se Florian Kamberi është larguar nga grumbullimi dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me San Marinon. FSHF përmes një njoftimi për shtyp e konfirmoi diçka të tillë sapo Kombëtarja mbërriti në San Marino. Por, a është dëmtim apo zemërim i Florian Kamberit, i cili ende nuk ka luajtur asnjë minutë me Shqipërinë?

Këtë do ta tregojë koha, por e vërteta është që nga formacioni kundër Anglisë u surprizuan shumë, tifozët dhe vetë lojtarët. Diçka të tillë e konfirmoi edhe Rei Manaj në fundin e ndeshjes duke thënë se u befasua nga qëndrimi në stol. Nëse Kamberi është larguar për shkak të pakënaqësive rrezikon që të krijohet një tjetër çështje “Grezda”, i cili nuk preferohet nga trajneri Edi Reja. Por, në të shkuarën ka pasur edhe diçka të ngjashme me Brojën. Këtë herë vendimi i trajnerit nuk ishte drastik dhe gjeti gjuhën e përbashkët me sulmuesin e Kombëtares për ta grumbulluar sërish.

Tags: kamberi braktis kombetarenkombetarja shqiptarendeshja me angline
Previous Post

Shqetësimi i mjekut endokrinolog: Një arsye pse tek të sëmurët me COVID shkaktohet diabet

Next Post

Liderët botërorë bëjnë thirrje: Traktat si pas Luftës së Dytë Botërore për ndihmë në krijimin e sistemeve më të mira

Related Posts

Granit Xhaka vlerësohet si ‘Futbollisti më i mirë në Zvicër’

Granit Xhaka vlerësohet si ‘Futbollisti më i mirë në Zvicër’

28/01/2023
Përballja Ronaldo- Messi, kjo është shuma që do të fitojë PSG nga miqësorja me Arabinë Saudite

Përballja Ronaldo- Messi, kjo është shuma që do të fitojë PSG nga miqësorja me Arabinë Saudite

17/01/2023
Brenda ‘kështjellës’ marramendëse ku po qëndron Ronaldo dhe familja e tij në Arabinë Saudite

Brenda ‘kështjellës’ marramendëse ku po qëndron Ronaldo dhe familja e tij në Arabinë Saudite

14/01/2023
Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, prezantohet sot braziliani Sylvinho

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, prezantohet sot braziliani Sylvinho

09/01/2023
Real Madrid gati ‘të thyejë’ merkaton, përgatit 1 miliard euro për Kylian Mbappe

Pas Botërorit, rikthehet futbolli europian

31/12/2022
Messi, Ronaldo dhe klubi i Santos mesazhe ngushëllimi për Pele! E gjithë bota e futbollit në zi

Messi, Ronaldo dhe klubi i Santos mesazhe ngushëllimi për Pele! E gjithë bota e futbollit në zi

30/12/2022
Next Post
Liderët botërorë bëjnë thirrje: Traktat si pas Luftës së Dytë Botërore për ndihmë në krijimin e sistemeve më të mira

Liderët botërorë bëjnë thirrje: Traktat si pas Luftës së Dytë Botërore për ndihmë në krijimin e sistemeve më të mira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.