Tiranë- Eugena Tomini, shefe e shërbimit të epidemiologjisë në ISHP emërohet zv.ministre e Shëndetësisë. Ajo ka mbajtur më herët postin shefe e hetimit Epidemiologjik në Institutin e Shëndetit Publik.
Vendimi është marrë ditën e sotme dhe pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Bashkë me Tomin në postin e zv. ministrit në dikasterin e Shëndetësisë bëhet katër persona.
Kjo lëvizje vjen në kohën kur vendi është nën ndikimin e pandemisë së koronavirusit, gjë e cila ka shtyrë qeverinë të forcojë drejtimin e Shëndetësisë si një element kyç për përballimin e kësaj situate.
Zv. ministrat e Ministrisë së Shëndetësisë
1.Mira Rakacolli
2.Eugena Tomini
3.Bardhylka Kospiri
4.Albert Nikolla