Turqi-Itali është dueli hapës i EURO 2020. Kjo përballje po luhet në stadiumin “Olimpico” të Romës dhe ka nisur prej orës 21:00.
Senol Gunes dhe Roberto Mancini kanë bërë zgjedhjet e tyre, të konsideruara si më të mirat, me synimin për ta nisur mbarë Europianin.
TURQI-ITALI 0-2
Shënues: Demiral (aut.) 53′, Immobile 66′
TURQIA: Çakir; Celik, Demiral, Soyuncu, Meras; Yokuslu; Calhanoglu, Tufan, Karaman; Yazici (Under 46′); Yilmaz. Trajner: Senol Gunes
ITALIA: Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne. Trajner: Roberto Mancini
66′ Gjahtari i golit, Ciro Immobile, ka realizuar golin e dytë dhe të qetësisë. Çakir ndali mbrojtësin Spinazzola në goditjen e parë, më pas sulmuesi nuk fali