• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Europa shqyrton mundësinë e lehtësimit të masave para Krishtlindjes

22/11/2020
in Botë
0
Europa shqyrton mundësinë e lehtësimit të masave para Krishtlindjes

Disa javë në përballje me valën e dytë të koronavirusit, disa vende në Evropë po shqyrtojnë mundësinë e lehtësimit të masave kufizuese, pas disa sinjaleve se masat e ndërmarra kanë frenuar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Lehtësimi i mundshëm i masave kufizuese vjen pothuajse një muaj para festave të Krishtlindjes, teksa ka shqetësime për ndikimin social dhe ekonomik të masave restriktive.

Bizneset që shesin me pakicë janë goditur më së shumti nga masat që janë vendosur kundër koronavirusit, duke rritur shqetësimet se vazhdimi i masave kufizuese do të dëmtojnë rritjen afatgjatë ose do të zhysin ekonominë evropiane në një recension të dyfishtë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron javën e ardhshme është planifikuar që të mbajë një fjalim lidhur me situatën me pandeminë dhe mund të njoftojë për heqjen e pjesshme të masës së mbylljes kombëtare, që është në fuqi që prej 30 tetorit.

Industria e shitjes me pakicë shpreson se dyqanet që shesin produkte joesenciale, siç janë rrobat, këpucët dhe gjëra të ngjashme, të mund të rihapen.

Kryeministri francez, Jean Castex tha më 21 nëntor se shpreson se kjo gjë mund të ndodhë “brenda ditësh”.

Në Gjermani, mbi dy e treta e bizneseve po ballafaqohen me rënie të shitjeve gjatë vitit 2020 si pasojë e krizës, është thënë në gjetjet e një ankete të realizuar nga Dhomat e Industrisë dhe Tregtisë Gjermane.

Debati në Gjermani po zhvillohet në atë se nëse duhet që vendimi për mbyllje të pjesshme – që pritet të përfundojë më vonë gjatë këtij muaji – të vazhdohet.

Në shtetin gjerman, pas vendimit për ta mbyllur pjesërisht vendin, dyqanet janë lejuar të punojnë, por duke reduktuar kapacitetin, ndërkaq janë mbyllur restorantet dhe baret.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha për gazetën Die Welt se masat shëndetësore po kanë ndikim, por ende duhet të bëhet që të frenohet përhapja e mëtejmë e koronavirusit, shkruan Rel.

“Rritja eksponenciale është bllokuar. Por, ne të gjithë pajtohemi se kjo nuk mjafton”, tha ai, duke theksuar se më të rrezikuarit nga koronavirusi janë veçanërisht të moshuarit.

Kryeministri britanik, Boris Jonson planifikon që t’i japë fund mbylljes mbarëkombëtare ashtu siç ishte vendosur paraprakisht, më 2 dhjetor. Zyra e tij ka thënë se në shtet do të përdoret një sistem prej tri nivelesh të kufizimeve, varësisht se sa zonat janë të prekura nga shpërthime të reja të virusit.

Në Poloni, kryeministri Mateusz Morawiecki paralajmëroi qytetarët kundër çdo udhëtimi gjatë kohës së Krishtlindjes, por ai tha se dyqanet do të lejohen të rihapen plotësisht nga 28 nëntori. Teatrot, baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura deri pas Krishtlindjeve dhe në shkolla do të vazhdojë mësimi nga distanca.

Përderisa ka shenja se masat e ndërmarra nga shtetet evropiane kanë ulur numrin e infektimeve të reja, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se virusi ende paraqet rrezik dhe se rritja e rasteve me koronavirus mund të ndodhë nëse hiqen kufizimet.

Në Shtetet e Bashkuara dhjetëra shtete dhe disa qytete kanë vendosur masa kufizuese që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejmë të koronavirusit, përfshirë kufizim të lëvizjes së qytetarëve, mbylljen e shkollave dhe mbylljen e pjesshme, shkruan rel.

Në SHBA, numri i rasteve të reja çdo ditë është afro 200,000 ndërkaq spitalet janë mbingarkuar. Në total, në SHBA janë regjistruar mbi 12 milionë raste me koronavirus, që prej se ka nisur pandemia, ndërkaq, numri i viktimave çdo ditë është mbi 1,300.

Autoritetet shëndetësore amerikane u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe tubimet sociale gjatë festave të Krishtlindjes, ku tradicionalisht, mblidhen familjet dhe miqtë.

Tags: covid19 ne europeeuropekrishtlindjetlehtesimi i masave
Previous Post

Troket dimri, nisin reshjet e para të borës në Shqipëri

Next Post

“Ngushëllimet e mia për familjen, miqtë dhe të afërmit…”, Basha mesazh për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, kryeministri Edi Rama: Nuk u takuam asnjëherë por ishim miq! Më shkruante shpesh…

“Ngushëllimet e mia për familjen, miqtë dhe të afërmit…”, Basha mesazh për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.