• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Europa vazhdon të importojë gaz natyror dhe naftë nga Rusia

05/03/2022
in Botë
0
Europa vazhdon të importojë gaz natyror dhe naftë nga Rusia

Vendet perëndimore po vazhdojnë t’i paguajnë Rusisë qindra miliona dollarë çdo ditë për importet e gazit dhe naftës, pavarësisht sanksioneve të ashpra të vendosura ndaj sektorit bankar dhe atij të aviacionit pas fillimit të sulmit ndaj Ukrainës. Rreth 40 për qind të nevojave energjetike Evropa i përmbush me importe nga Rusia. Udhëheqësit perëndimorë po përpiqen të gjejnë alternativa të tjera.

Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj bankave kryesore të Rusisë. Pasuritë e oligarkëve rusë janë ngrirë dhe atyre u është ndaluar udhëtimi në vendet perëndimore. Avionët rusë nuk lejohen më të fluturojnë në hapësirën ajrore të Evropës.

Por, gazi natyror dhe nafta ruse vazhdojnë të rrjedhin në drejtim të Evropës pandërprerë. Evropa po paguan qindra miliona dollarë në ditë për importimin e këtyre burimeve energjetike nga Rusia.

Ministrat e ekonomisë dhe mjedisit të vendeve të Bashkimit Evropian u takuan në Bruksel të hënën për të diskutuar alternativat ndaj kësaj varësie.

“Çdo ditë ne shpenzojmë 350 milionë euro që ia japim sistemit rus, që ata të mund të investojnë në armë, të cilat sot po godasin qytetin e Kievit dhe zona të tjera. Për arsye klimatike dhe për sigurinë e njerëzve tanë, ne duhet të rivlerësojmë këtë varësi tek lëndët djegëse fosile”, tha ministri irlandez i mjedisit.

Por Rusia përmbush një të tretën e nevojave për gaz natyror të Evropës, dhe shifrat e fundit tregojnë se importet ruse janë rritur në fakt që nga fillimi i sulmit ndaj Ukrainës. Çmimi në rritje e bën tregtinë edhe më fitimprurëse.

“Unë mendoj se Perëndimi do të përpiqet të vazhdojë të shmangë vendosjen e sanksioneve ndaj sektorit rus të naftës dhe gazit natyror”, thotë Douglas Rediker, studiues në Institutin Brookings.

Gjermania është ndër vendet e BE-së më të varura nga energjia ruse. Ajo ka njoftuar tashmë pezullimin e gazsjellësit rus “Nord Stream 2”, ndërtimi i të cilit ka kushtuar rreth 11 miliardë dollarë.

“Duhet të mendojmë për të ardhmen. Gjermania do të ketë nevojë për më shumë gaz natyror, sepse prodhimi vendas është në rënie. Ne do të kemi nevojë për më shumë termocentrale me gaz natyror sepse do të përdorim më shumë gaz natyror edhe në sektorë të tjerë industrialë për të arritur objektivat klimatike. Dhe ne duhet t’i përgjigjemi pyetjes, “nga do të vijë gazi natyror në të ardhmen?”, thotë Timm Kehler drejtor i Shoqatës së Gazit Natyror “Zukunft Gas”.

Gjermania ka njoftuar planet për ndërtimin e dy terminaleve të gazit natyror të lëngshëm për të diversifikuar furnizimin me energji. Importet e gazit natyror të lëngshëm në Evropë arritën një rekord të ri në janar dhe gati gjysma e kësaj sasie u importua nga Shtetet e Bashkuara.

Gjermania është zotuar të mbyllë termocentralet e saj bërthamore deri në fund të këtij viti dhe të gjitha termocentralet me qymyrgur deri në vitin 2030. Qeveria tha se këto vendime mund të anulohen pas sulmit rus të Ukrainës.

Kontinenti duhet të përshpejtojë kalimin tek burimet e energjisë së rinovueshme, thotë ish-sekretari gjerman i mjedisit dhe energjisë, Rainer Baake.

“Duhet të ketë një mesazh shumë të qartë për Rusinë tani: ne nuk e duam gazin dhe naftën tuaj në të ardhmen. Do të jetë e dhimbshme sepse çmimet ndoshta do të jenë më të larta. Por kjo është e vetmja mënyrë për të çliruar veten nga kjo varësi nga lëndët djegëse fosile dhe për të përdorur burimet e rinovueshme të energjisë në vend të lëndëve djegëse fosile”, thotë ai.

Ndërkohë, gjigantët e energjisë, përfshirë kompaninë holandeze “Shell” dhe atë britanike “BP”, kanë njoftuar se do të shesin aksionet e tyre në firmat ruse të naftës me vlerë miliarda dollarë. Edhe kompania amerikane ExxonMobil ka deklaruar se do të tërhiqet nga një projekt i saj i naftës dhe gazit natyror me vlerë 4 miliardë dollarë dhe planet për investime të tjera në Rusi./VOA

Tags: europagaz natyrornafterusi
Previous Post

Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga sulmet ruse në zonat në veri të Kievit

Next Post

Australia i kërkon Facebook, Twitter të bllokojnë ‘dezinformatat’ e mediave shtetërore ruse

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Australia i kërkon Facebook, Twitter të bllokojnë ‘dezinformatat’ e mediave shtetërore ruse

Australia i kërkon Facebook, Twitter të bllokojnë ‘dezinformatat’ e mediave shtetërore ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.