Facebook ka mbyllur faqe pro-Izraelit me mbi 75 milion ndjekës, në mes të konfliktit më të madh në rripin e Gazës ndër vite. Faqja, i cili u hap në 2002 dhe ishte faqja më e madhe e krishterë në Facebook, u mbyll nga platforma të premten.
Sipas New York Post, Mike Evans, themeluesi i faqes, tha se ekstremistët islamikë komentuan mbi 1 milion herë në postimet e tyre dhe më pas e mohuan diçka të tillë, duke i cilësuar komentet e tyre të padëshiruara.
Gjithashtu, themeluesi i faqes tha se i ka bërë thirrje Facebook për të rikthyer faqen e tyre. Ky është konflikti më i madh mes dy vendeve. Zyrtarët mjekësorë të Gazës thanë se 219 persona kanë mbetur të vrarë që nga nisja e konflikteve me 10 maj.
Gati 450 ndërtesa në Gaza janë shkatërruar përfshirë gjashtë spitale dhe nëntë qendra shëndetësore dhe më shumë se 52,000 Palestinezë janë larguar.