Duke këmbëngulur në përdorimin e maskës, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu jep fakte që sipas tregojnë efektin mbrojtës të tyre.
Ajo fton qytetarët të besojnë atë që thotë shkenca.
“Shumë prej jush mund të kenë dilema për kohën e përhapjes së infeksionit apo dobinë e maskës për mbrojtjen e vetes, njësoj si të tjerëve. Ju ftoj të besoni faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve e të ekspertëve të shëndetit publik dhe të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë. Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së COVID19”- shkruan ajo.
Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë:
Fake- Sa kohë ndihem mirë, nuk kam nevojë për maskë
Fakt– Sipas CDC, 40% e transmetimit ndodh para se të ndihesh sëmurë. Një person asimptomatik mund ta përhapë që 48 orë para shfaqjes së simptomave
Fake-Maska mbron të tjerët por nuk më mbron mua
Fakt-Një studim në 198 shtete tregoi se atje ku mbajtja e maskës nga të gjithë ishte kulturë ose detyrim numri i të infektuarve dhe viktimave ishte më i ulët
Fake- Mbajtja e maskës do të rrisë sasinë e dioksidit të karbonit që fus në trup frymëmarrjen
Fakt- Doktorë dhe Infermierë kanë mbajtur prej kohërash maska në punë për orë të tëra dhe nuk pasur pasoja mbi shëndetin
Fake- Nëse mbaj maskë, nuk kam nevojë të ruaj distancimin social
Fakt- Mbajtja e maskës është vetëm njëri hap në ngadalësimin e përhapjes së virusit. Hapat e tjera të domosdoshme janë distancimi social dhe ruajtja e higjienës.