Ish-futbollisti Agron Lila është arrestuar nën akuzat e falsifikimit të dokumentave dhe mashtrimit.
“Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontrata” si dhe në bazë të kallëzimit të marrë nga shtetasi G.M., se një shtetas në anë të mashtrimit i kishte përvetesuar pronën dhe se ja kishte shitur dikujt tjetër, menjeherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Si rezultat e veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe punës intenstive u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
•A.L., 38 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas në anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave ka përvetësuar pronën e shtetasit G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, shkruan policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Flasifikimi i dokumentave”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh ” .