Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj ka zgjedhur ta festojë ditën e Verës në shoqërinë e më të dashurve të tij, familjarëve….
Në një postim në rrjete sociale Sinaj duket mjaft i lumtur që ndodhet krah njerëzve të zemrës, në qytetin e zemrës, Vlorës së tij. Duke postuar një fotografi në rrjetin social Facebook, Sinaj shprehet:
“Një shëtitje në lungomare, si për Ditë Vere, së bashku me familjen time, burim force, kurajoje dhe lumturie për mua.
Falenderoj Zotin që më jep mundësinë t’u jap e të marr prej tyre, ndjesinë më të rëndësishme në botë, dashurinë.
Uroj vetëm të mira për ju dhe të dashurit tuaj! ”