Ende nuk është vendosur nëse fasha 800 kWh do të hyjë në fuqi më 1 nëntor. Kjo pasi do të jetë qeveria ajo që do të vendosë nëse do të aplikohet në muajin nëntor çmimi i ri mbi fashën. Lajmin e dha në Dibër, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.
“Shohim në media lajmin se se u vendos rritja e çmimit të energjisë. ERE miraton çmimet, aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Ne dhe për muajin e ardhshëm do të vendosim në bazë të shifrave. Kemi vënë re që shqiptarët kanë filluar kursimin. Në javën e parë të nëntorit presim reshje në zonën e kaskadës së Drinit. Kjo do të sillte që Qeveria të mos e aplikojë as për muajin nëntor fazën e rritjes së çmimit. Por ne do ta vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin.