• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Fatalitetet nga Covid-19/ Numri i vdekjeve në Shqipëri është dy herë më i lartë se në Kosovë

19/02/2021
in Aktualitet
0
Fatalitetet nga Covid-19/ Numri i vdekjeve në Shqipëri është dy herë më i lartë se në Kosovë

Pandemia ka ndikuar në rritjen e fortë të vdekshmërisë edhe në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjithsej, në vitin 2020 u regjistruan 11.1 mijë jetë të humbura, me një rritje prej 16% sesa vitin e mëparshëm, ose 1,556 më shumë. Në krahasim me mesataren 5 vjeçare, 2015-2019, vdekshmëria është rritur me 22%, ose rreth 2 mijë persona më shumë.

Shifrat zyrtare të ASK-së, që raportohen dhe në bazë mujore, tregojnë se Kosova e ka pasur valën më të keqe të pandemisë në korrik dhe gusht dhe shtator, me rritje përkatësisht 48%, 67.7% dhe 59%, në raport me muajt përkatës të një viti më parë. Pas qetësimit në tetor, në nëntor e dhjetor sërish u shënua një rritje e lartë e fataliteteve me përkatësisht 53% dhe 39%.

Të ndara sipas gjinisë, rritja e vdekjeve ishte më e lartë te meshkujt (+19.8%), se e femrave (+12.2%), në linjë me tendencën globale, ku pandemia po rezulton më fatale te burrat. Rreth 65% e shtesës së vdekjeve e përbënin meshkujt.

Kosova raportoi më shumë fatalitete nga Covid, por shtesën e vdekjeve Shqipëria e ka shumë më të lartë (në raport me popullsinë)

Deri në fund të vitit 2020, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës deklaroi zyrtarisht 1,335 humbje jete nga pandemia, përkundrejt 1,556 persona që ishte shtesa e vdekjeve në raport me 2019-n, apo rreth 2 mijë nëse llogaritet si mesatare e 5 viteve të fundit, me një diferencë që varion midis 221 (në raport me 2019) dhe 729 persona (me mesataren 2015-2019).

Në kontrast, në Shqipëri, zyrtarisht, deri më fund të vitit 2020, numri i vdekjeve zyrtare të raportuara nga Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë ishte 1,181, rreth 11% më i ulët se në Kosovë. Kjo shifër e raportuar zyrtarisht rezultoi pesë herë më e ulët se shtesa e vdekjeve në të njëjtën periudhë. Në vitin 2020 kanë humbur jetën në vend rreth 28 mijë persona, sipas të dhënave zyrtare që “Monitor” ka siguruar pas një kërkese për informacion drejtuar Drejtorisë së Gjendjes Civile dhe që përfshin vdekjet e ndodhura në territorin e Shqipërisë.

Në krahasim me vitin 2019 dhe me mesataren e periudhës 2015-2019 (rreth 22 mijë, po e njëjtë me vitin 2019), janë rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë, me rritje prej rreth 28%, duke shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 1990, kur INSTAT raporton të dhënat. Nëse krahasohet shtesa e vdekjeve për 1 milion banorë, në Kosovë, ajo luhatet midis 859-1100 persona.

Për Shqipërinë ky tregues është shumë më i lartë dhe rezulton në 2,105 persona, ose dy herë më shumë sesa Kosova, në raport me popullsinë përkatëse. Kosova favorizohet edhe nga fakti që është një nga popullsitë më të reja në Europë, me moshë mesatare rreth 30 vjeç, përkundrejt 36-37 në Shqipëri.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewscovidinstatKosovenumri i vdekjeveshqiperivdekje nga covid
Previous Post

Rikthehen temperaturat e larta deri në 20°C/ Surprizat e motit për ditën në vijim

Next Post

Shkrumbohen tre automjete gjatë natës në Lushnjë, detajet e para nga policia

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Makina

Shkrumbohen tre automjete gjatë natës në Lushnjë, detajet e para nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “I love Kosova”/ Publikohet logoja e re e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.